"Kultura në Preshevë është analoge me gjendjen e kulturës në përgjithësi" (Foto)
Lokale

"Kultura në Preshevë është analoge me gjendjen e kulturës në përgjithësi" (Foto)

06.Nov.2015 01:23
0
Gjatë mbajtjes së "Javës së Komedisë Shqiptare" në Komunën e Preshevës, e cila tanimë është tradicionale, morëm mendime të disa aktorëve të cilët morën pjesë në këtë Festival, lidhur me kulturën e Preshevës, përkatësisht, si e shohin ata kulturën e kësaj pjese shqiptare dhe sa po ndihmohet kultura e kësaj pjese nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria"¦

Prof. Dr. Nebi Islami, dramaturg,  lidhur me kulturën e Preshevës, shprehet se kultura në Preshevë është analoge me gjendjen e kulturës në përgjithësi.

“Kultura e Preshevës është e lënë pasdore nga ana e shtetit të Serbisë. Pra ngecjet e kulturës vijnë si pasojë e lënies pasdore nga shteti dhe nga pushtetet lokale. Shqetësuese është fakti se kultura në Luginën e Preshevës është e njëjtë gati si në të gjitha trevat e tjera shqiptare”.

“Kulturës nuk i ndihmohet fare nga institucionet shtetërore si në Kosovë e Shqipëri, e lëre më këtu në Preshevë. Faji qëndron tek politika dhe politikanët të cilët nuk çajnë kokën për kulturë, duke i anashkaluar intelektualët dhe njerëzit e kulturës të cilët mundohen që ta mbajnë gjallë jetën kulturore me aktivitete modeste. Pra faji është krejt i politikës dhe i politikanëve për ngecjen dhe lënien pasdore të kulturës”, shprehet për portalin Titulli.com, Prof. Dr. Nebi Islami, dramaturg. 

Aktori dhe  shkrimtari i njohur gjithandej trojeve shqiptare Nimon Muçaj, përkitazi me këto dy pyetje shprehet. 

“Unë mendoj se kultura në Preshevë ka ecur përpara duke pasur parasyshë zhvillimin e saj në të gjitha sferat, prandaj kultura në Preshevë është e ngritur si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe në ate profesional”. 

Lidhur me ndihmën nga Kosova e Shqipëria për kulturën e Preshevës,  aktori ynë shprehet. 

“Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës duhet ndihmuar kulturën e kësaj ane, edhe pse financiarisht nuk i ndihmon fare në këtë drejtim. Pra duhet ditur sa ndihma i ka dhënë Presheva Kosovës në të gjitha segmentet e jetës gjatë viteve të ’90-ta, prandaj edhe ne duhet t’ia kthejmë të mirat që ka bërë për popullin e Kosovës”. 

Aktori Enver Halimi, drejtor i Teatrit të Qytetit të Kumanovës për gazetarin e Titulli.com shprehet. 

“Kultura e Preshevës është në hapa të sigurt të ecjes përpara, sidomos me Manifestimin ‘Java e Komedisë Shqiptare’ e cila tanimë është tradicionale dhe mbledh teatro nga vise të ndryshme shqiptare. Pra shpresoj se edhe në të ardhmen do të ketë zhvillime kulturore në këtë pjesë”, theksoi Halimi.

Ai mëtej potencoi se duhet ndihmuar kulturën në Preshevë.

“Duhet ndihmuar kulturës së Preshevës nga ana e Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, sepse ia kemi borxh kësaj treve e cila është e lënë pasdore në çdo aspekt të jetës”, përfundon aktori Enver Halimi nga Kumanova. 

“Java e Komedisë Shqiptare - Presheva 2015” përmbyllet ditën e shtunë me shfaqjen “Dashnori i nënës sime”, nga Teatri i Kosovës. /Titulli.com/

 

Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka" me fokus të veçant ndaj Luginës së Preshevës
" Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration